Partia Demokratike organizoi sot një konferencë për idetë konservatore dhe trupëzimin e tyre në një Doktrinë të së djathtës shqiptare. Në konferencë marrin pjesë një grup ekspertësh e politologësh dhe deputete.
Në konferencën “Doktrina e së djathtës”, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se 32 vite më parë, shqiptarët përmbysën sistemin komunist, më stalinist të Europës.
“Sot është 22 marsi, dita kur shqiptarët 32 vite më parë, kurorëzuan revolucionin demokratik të viteve ’90, përmbysën sistemin komunist, më stalinist të Europës, më të egër, më barbar. Diktatori i vetëm që do krahasohej me Adolf Hitlerin. E vërteta është se Enver Hoxha, pas luftës zbatoi në Shqipëri, metoda shtypëse terrori që asnjë diktator tjetër nuk ia lejoi vetes. Infanticidi, hiperkolektivizmi ekstrem, e me radhë. U ndala në këtë moment, sepse 31 vite më parë, nuk ka pasur një shoqëri më të degraduar, më të rraskapitur, më të mjeruar sesa shoqëria shqiptare. Hiperkolektivizmi ekstrem kishte vendosur shumicën e shqiptarëve në regjimin e një urie kronike. Izolimi total kishte vendosur shumicën e shqiptarëve ndër një indoktrinim të pashembullt të një vendi tjetër. Lufta e egër e klasave, kasaphana e saj, kishte krijuar në Shqipëri klimën më të frikshme, më të rëndë”, u shpreh Berisha.
Më tej Berisha u shpreh se PD vendosi në themel të programit të saj që në fillim vlerat konservatore.
Aiu shpreh se themel kanë qenë pikërisht liritë e të drejtat e qytetarëve.
“Shqipëria doli në vitin 1991, shoqëria shqiptare kjo ishte. Editi tha një të vërtetë: nuk është e vërtetë se shqiptarët janë popull i majtë. Por ka një të vërtetë të hidhur, sepse nuk ka njerëz më tradicionalë se shqiptarët, por asnjë komb nuk u deformua nga ata nga diktatura komuniste.
Ai grup që erdhi në pushtet në vitin 1991-1992, në kushtet më të vështira, ai ka një meritë, ata vendosën në themel të programit të PD-së, vlerat konservatore. Programin e një partie konservatore.
Menjëherë në pushtet, PD vendosi në themelet e programit të saj, liritë dhe të drejtat e qytetarëve. Ajo u krijua në një vend me liri dhe të drejta të mohuara me Kushtetutë. Në këtë aspekt, bëri përpjekje të mëdha për të krijuar, jo vetëm për t’i respektuar, për të krijuar institucionet që garantonin këto të drejta. Bëri çdo gjë që besimet fetare të zhvilloheshin në përputhje me traditën e shkëlqyer shqiptare”, tha Berisha./Gazeta Express
Nga Europa drejt biznesit tënd – nisje çdo javë me 3P Logistics, shpejt, sigurt dhe pa stres! Kur bëhet...