string(57) "vrasja-prane-hotelit-ne-prishtine-gjykata-merr-nje-vendim"

Lajme

Gazeta Express

21/03/2023 14:36

Vrasja pranë hotelit në Prishtinë, gjykata merr një vendim

Lajme

Gazeta Express

21/03/2023 14:36

Të shtunën në rrugën “Ahmet Krasniqi” në lagjën Arbëria në Prishtinë, u vra pranë një hoteli 50-vjeçari nga Podujeva, Rexhep Tahiri.

Lidhur me rastin u arrestuan dy të dyshuar, M.M dhe A.M  për shkak të veprave penale Vrasje e rëndë në bashkëkryerje dhe Mbajtja në pronësi kontrolle ose posedim të pa autorizuar të armëve.

Gjykata Themelore e Prishtinës, informon se caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin M.M e ka refuzuar ndërsa për të pandehurin A.M  kërkesën e prokurorisë e ka aprovuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji.

“Gjyqtari i Procedurës Paraprake, pas dëgjimit të prokurorit të shtetit, të pandehurve dhe mbrojtësve  të  tyre, për caktimin e masës së paraburgimit,  vlerësoj se kërkesa e prokurorit të shtetit sa i përket të pandehurit A.M është e bazuar sepse janë përmbushur kushtet e parapara me nenin 184,  paragrafi 1, nënparagrafi 1.1 dhe 1.2, pikat 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të Kodit të Procedurës Penale, ndërsa sa i përket të pandehurit M.M, në mungesë të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale, kërkesa e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të njëjtit është refuzuar, si e pa bazuar”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin është sekuestruar edhe: Një revole me një karikator, 11 fishekë, një gëzhojë dhe një thikë, ka njoftuar policia.

Gazeta Express ka dërguar pyetje edhe në Prokurorinë Themelore të Prishtinës për të mësuar mbi motivin e vrasjes, por nuk ka pranuar akoma përgjigje.