Gjiganti i shitjes online, Amazon
planifikon të shkurtojë 9000 vende të tjera pune, pasi kërkon të kursejë
kostot.
Firma, e cila punëson 1.5 milionë njerëz në
mbarë botën, tha se shkurtimet do të bien kryesisht në fushat e sektorit të
ruajtjes së të dhënave dhe atë të reklamimit.
Ai nuk tha se cilat vende do të prekeshin, por
tha se pozicionet do të mbylleshin në javët e ardhshme.
Bosi Andy Jassy tha se ishte një “vendim i
vështirë”, por do të ishte më i miri për kompaninë në planin afatgjatë.
Firma ka hequr tashmë 18,000 vende pune në
janar.
Jassy tha se vitet e fundit, shumica e fushave
të biznesit të Amazon kishin shtuar role. /Shqip.com