UFO në qiell apo satelitë shkencorë, studiuesit në hall
Mistere
Gazeta Express
20/03/2023 23:55
Studiuesit janë në hall me satelitët e
miliarderit Elon Musk. Ata thanë se këto mjete po i ngatërrojnë statistikat e
evidentimit të UFO-ve, duke krijuar paqartësi, shkroi Ctvnews.
Sipas artikullit, numri i objekteve të
paidentifikuara në qiell u rrit gjatë pandemisë, pasi siç u tha, njerëzit ishin
të izoluar dhe kishin më tepër kohë të vështronin qiellin. Por, ato që njerëzit
po i quajnë UFO, mund të jenë satelitë të Muskut, që i ka vendosur në hapësirë
për kërkime shkencore, por edhe për shpërndarje të rrjetit Starlink.
Qendra Kombëtare e Regjistrimit të UFO-ve tha
se që nga 2020 është shtuar numri i objekteve të paidentifikuara në hapësirë.
Rreth 600 objekte u hetuan gjatë atij viti,
por në fund rezultoi që shumica dërrmuese e tyre ishin pajisje të miliarderit
amerikan, të kompanisë SpaceX.
Që nga 2019-a, Musk i ka lëshuar qindra
satelitë Starlink në 50 vende të botës.