Kosova nisi përgatitjet për dy ndeshjet e këtij muaji - Gazeta Express
string(53) "kosova-nisi-pergatitjet-per-dy-ndeshjet-e-ketij-muaji"

Kosova nisi përgatitjet për dy ndeshjet e këtij muaji

Sport

Gazeta Express

20/03/2023 20:23

Kombëtarja e Kosovës i ka nisur sot përgatitjet për dy ndeshjet e këtij fundmuaji kundër Izraelit dhe Andorrës, në kuadër të ciklit të ri kualifikues për Euro 2024.

Në stërvitjen e parë, e cila u zhvillua pasdite në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, ekipi nuk ishte i kompletuar, pasi një pjesë e futbollistëve kanë bërë rigjenerim në hotel për shkak se kanë zhvilluar ndeshje mbrëmjen e kaluar, ka njoftuar FFK.

Lexo Edhe:

Ndërkaq, gjatë seancës stërvitore është punuar me dy grupe, ku njëri grup ka bërë vetëm ushtrime fizike të kombinuara me vrapime të lehta dhe pasime me top, derisa pjesa tjetër kanë punuar edhe në aspektin tekniko-taktik.

FFK bëri të ditur gjithashtu se atmosfera në radhët e Dardanëve është shumë e mirë, teksa lojtarët janë përplot vullnet e dëshirë që këtë fushatë kualifikuese ta nisin mbarë në mënyrë që të realizohet objektivi historik për kualifikim në Evropian. /Gazeta Express/