Kombëtarja e Anglisë ka njoftuar për disa ndryshime të bëra në listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e para kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Nick Pope, Marcus Rashford dhe Mason Mount janë futbollistët që janë larguar nga lista shkaku i lëndimeve, shkruan Gazeta Express.
Përzgjedhësi Gareth Southgate e ka ftuar Frasen Forster në vend të Pope, teksa nuk ka përzgjedhur ndonjë zëvendësues për Rashford dhe Mount.
Anglia ndeshjen e parë do ta luajë në udhëtim kundër Italisë, më 23 mars, kurse pas tre ditësh e pret Ukrainën.
Përveç këtyre tri kombëtareve, në Grupin C janë edhe Maqedonia e Veriut e Malta. /Gazeta Express/
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...