Në kuadër të Javës së Frankofonisë në Kosovë (20 deri më 26 Mars 2023),
Zyra Diplomatike e Belgjikës fton të gjithë të marrinë pjesë në shfaqjen e
filmit franko-belg.
« Një dashuri e pamundur » nga Catherine Corsini, këtë të shtune në orën
19:00. Historia përcjell Rachelin, një grua të re nga një mjedis modest, e cila
bie në dashuri me Phillipe, një burrë i pasur dhe simpatik.
Pavarësisht dallimeve të tyre shoqërore dhe mosmiratimit të nënës së Rachelit, të dy fillojnë një marrëdhënie pasionante dhe kanë një vajzë së bashku. Megjithatë, Philippe refuzon të martohet me të ose ta n,johë vajzën e tyre publikisht, duke bërë që Rachel të bëhet gjithnjë e më e hidhur dhe e zhgënjyer.