string(83) "tentuan-arratisje-si-ne-filma-cifti-i-rrezikshem-shqiptar-bie-ne-prangat-e-policise"

Shqiperi

Gazeta Express

19/03/2023 21:45

Tentuan arratisje si në filma, çifti i rrezikshëm shqiptar bie në prangat e policisë

Shqiperi

Gazeta Express

19/03/2023 21:45

Një çift nga Shqipëria është arrestuar në Perugia të Italisë, ndërsa kanë tentuar që të arratisen me manovra të rrezikshme me mjetin e tyre.

Pasi janë pikasur nga efektivët, 28-vjeçari shqiptar që drejtonte mjetin, ka tentuar që të largohet me shpejtësi në korsinë e kundërt, por është ndaluar nga disa makina policie. Ndërkaq e reja që e shoqëronte, është përpjekur të shtyjë fizikisht efektivin e policisë, dhe të largohet, por nuk ia ka dalë.

Ndërkohë nga kontrolli që u është bërë në makinë, u janë gjetur bizhuteri të vjedhura. Sakaq, ka rezultuar se 25-vjeçarja kishte edhe një urdhër dëbimi që prej 31 janarit.