Deputetja e LDK-së, Rrezarta Kransiqi, ka bërë një reagim pasi mbrëmë vonë është arritur një marrëveshje ndonëse pa u nënshkruar, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Ohër të Maqedonisë Veriore e që u ndërmjetësua nga Bashkimi Evropian dhe vëzhguar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Një marrëveshje e tillë ka për qëllim zbatimin e planit evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes të dyja shteteve, transmeton Paparaci.
Megjithatë, Krasniqi shkroi shkurtimisht për konceptin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe qëndrimet e ndryshuara sipas saj, për periudhën kur ishte në opozitë dhe tashmë që është në pushtet.
Sipas saj, qëndrimi politik i LVV-së ka ndryshuar, teksa ka përmendur nenin 7 të planit të BE-së që flet për komunitetin serb në Kosovë
“Nga “Vetëvendosje” për shqiptarët, në “vetëqeverisje” për serbët”, shkroi ajo në Facebook.
Reisebüro Prishtina ka kënaqësinë të njoftojë se, duke filluar nga 12 qershori, do të ofrojë fluturime direkte dy herë...