Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka njoftuar se kanë organizuar protestë për të shtunën në orën 14:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”.
Ai ka thënë se marrëveshja e mbrëmshme në Ohër është e dëmshme për Kosovën dhe sipas tij, Kurti nuk ka mandat ta bëjë atë.
“Dorëhiqu” shkruhet në banerin që lajmëron protestën, derisa shihet edhe hija e kryeministri Kurti.
“Marrëveshja e mbrëmshme është e dëmshme për Kosovën. Kurti nuk ka mandat për këtë marrëveshje. Mashtrimi është i madh dhe i rrezikshëm për demokracinë dhe qytetarinë. Prandaj të gjithë që jeni kundër marrëveshjes dhe kundër mashtrimit ju ftojmë në protestë, të shtunën në ora 14:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”!”, ka shkruar Molliqaj.
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...