William Saliba pritet që të jetë fushës për disa javë.
“L’Equipe” ka raportuar se mbrojtësi francez do të mungojë për disa javë, duke mos cekur kohën e rikthimit, shkaku i një lëndimi në shpinë që pësoi në ndeshjen kundër Sporting Lisbonës në Ligën e Evropës, transmeton Gazeta Express.
Padyshim se ky nuk është aspak lajm i mirë për liderin e Premierligë, Arsenalin, pasi Saliba ka qenë i pazëvendësueshëm këtë sezon në formacionin e Mikel Artetas.
Ky lëndim 21-vjeçarit do t’ia humbasë edhe ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2024” me Francën.
Qendërmbrojtësi i “Topçinjve” u përzgjodh nga Didier Deschamps për ndeshjet e këtij muaji, kundër Irlandës dhe Holandës, por tani besohet se ai do të tërhiqet nga angazhimi me kombëtaren franceze.
Deschamps thuhet se po shqyrton zgjedhjen e mbrojtësit të OGC Nice, Jean-Clair Todibo ose qendërmbrojtësit të Monacos, Axel Disasi, për të zëvendësuar Saliban.
Një vendim përfundimtar pritet të merret dhe publikohet brenda 48 orëve të ardhshme. /Gazeta Express/