Al-Nassr fiton me përmbysje, Ronaldo ndihmon skuadrën e tij me gol spektakolar - Gazeta Express
string(77) "al-nassr-fiton-me-permbysje-ronaldo-ndihmon-skuadren-e-tij-me-gol-spektakolar"

Sport

Gazeta Express

18/03/2023 20:54

Al-Nassr fiton me përmbysje, Ronaldo ndihmon skuadrën e tij me gol spektakolar

Sport

Gazeta Express

18/03/2023 20:54

Al-Nassr është rikthyer te fitorja në Ligën Profesionale Saudite, për të vazhduar kështu edhe me garën për titullin e kampionit.

Skuadra e drejtuar nga Rudi Garcia mposhti sonte Abhan, në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ndeshja e zhvilluar në “MRSOOL Park” përfundoi me rezultatin 2:1, me Al-Nassr që triumfoi me përmbysje të rezultatit.

Cristiano Ronaldo la gjurmë në këtë ndeshje duke e shënuar golin e parë për vendasit.

Ylli portugez shënoi gol jashtëzakonisht të bukur nga gjuajtja e lirë në minutën e 79-të.

Goli tjetër u shënua nga Anderson Talisca në minutën e 86-të nga pika e penalltisë.

Abdulfattah Adam e shënoi golin e vetëm për mysafirët, në minutën e 26-të.

Al-Nassr pas kësaj fitore ka 49 pikë dhe ndodhet në pozitën e dytë në tabelë, me vetëm një pikë më pak se lideri, Al-Ittihad.

Abha ka 23 pikë në pozitën e 12-të. /Gazeta Express/