Haaland kompleton një tjetër het-trik, Man City kalon në gjysmëfinale të Kupës FA - Gazeta Express
string(80) "haaland-kompleton-nje-tjeter-het-trik-man-city-kalon-ne-gjysmefinale-te-kupes-fa"

Haaland kompleton një tjetër het-trik, Man City kalon në gjysmëfinale të Kupës FA

Sport

Gazeta Express

18/03/2023 20:45

Manchester City është kualifikuar për në gjysmëfinale të Kupës FA.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola mposhti sonte me shumë lehtësi skuadrën nga Championship, Burnleyn, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Erling Haaland regjistroi një tjetër paraqitje mbresëlënëse, duke kompletuar het-trik edhe në këtë përballje.

Sulmuesi norvegjez shënoi në minutat 32′, 35′ dhe 59′.

Dy gola tjerë u shënuan nga Julian Alvarez (62′, 73′), teksa një e shënoi edhe Cole Palmer (68′).

Manchester City kundërshtarin e ardhshëm do ta mësojë pas tërheqjes së shortit. /Gazeta Express/