Vrasje në një hotel në Prishtinë, Policia jep detaje - Gazeta Express
string(51) "vrasje-ne-nje-hotel-ne-prishtine-policia-jep-detaje"

Lajme

Gazeta Express

18/03/2023 14:55

Vrasje në një hotel në Prishtinë, Policia jep detaje

Lajme

Gazeta Express

18/03/2023 14:55

Një vrasje ka ndodhur para pak minutash në një hotel në Dragodan, raporton Express.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 13:20 policia ka marrë informatën për të shtëna  me armë zjarri, në lagjen Arbëria të Prishtinës, saktësisht në një hotel. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor.

Bazuar në të dhënat fillestare nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, i cili në vendngjarje ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Ndërsa dy persona të tjerë të lënduar(dyshohet me mjet të mprehtë) janë  dërguar për tretman mjekësor.  Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit  janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje”, ka thënë Ahmeti.