Berisha nga Elbasani thirrje për 14 majin: Votoni Luçiano Boçin - Gazeta Express
string(62) "berisha-nga-elbasani-thirrje-per-14-majin-votoni-luciano-bocin"

Shqiperi

Gazeta Express

14/03/2023 12:42

Berisha nga Elbasani thirrje për 14 majin: Votoni Luçiano Boçin

Shqiperi

Gazeta Express

14/03/2023 12:42

Nga Elbasani, në këtë ditë festive, Sali Berisha ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë Luçiano Boçin për kryetar bashkie.

Berisha tha se 14 maji do të ndjekë një ndryshim të thellë dhe qytetarët e Elbasanit do të mbështesin me besim të madh Boçin.

“Natyra fillon e ndërron kostumin e saj, moti vjen tjetër. 14 maji do të ndjekë një ndryshim të thellë dhe qytetarët e Elbasanit do të mbështesin me besim të madh, një intelektual të shquar, një qytetar shembullor, por edhe një politikan të mirënjohur, Luçiano Boçin për qytetar të parë të qytetit. Edhe njëherë, urimet më të përzemërta për këtë festë, Hirushen e festave tona, siç e ka quajtur Faik Konica”, u shpreh ai.

“Poshtë komunizmi, liri demokraci”. Me këto thirrje e kanë pritur Sali Berishën demokratët në qytetin e Elbasanit ku mbërriti për të uruar Ditën e Verës.

Në këtë vizitë, Berisha shoqërohej nga bashkëshortja Liri Berisha dhe debutetë demokratë.

/Gazeta Express