Stresi: Nuk më ka marrë aleanca me Xhulin “në qafë”, kam arritur vetëm deri këtu
TV/Film
Gazeta Express
13/03/2023 23:07
Stresi sonte u pyet nëse aleanca me
Julianën i ka shërbyer për të mirë, apo e ka marrë në qafë.
Reperi tha se nuk e ka marrë në qafë raporti
me Julianën, derisa shtoi se deri këtu ka arritur i vetëm.
“Aleancën me Julin e kam pasur për një prank
që e kemi bërë. Pastaj kemi qenë në qetësi.. unë gjithë jetën time e kam marrë veten në qafë, s’më ka marrë as
Juli, as Mbresa, as Artani, as Vedati, sepse secili cka ta bën goja s’ta bën
askush. Jo nuk më ka marrë në qaf, ia kam dalë vetë në jetë”, është shprehur
Stresi.
Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.