FC Prishtina e shkarkon Ismet Munishin - Gazeta Express
string(38) "fc-prishtina-e-shkarkon-ismet-munishin"

Futboll

Gazeta Express

13/03/2023 10:48

FC Prishtina e shkarkon Ismet Munishin

Futboll

Gazeta Express

13/03/2023 10:48

Ismet Munishi nuk është më trajner i FC Prishtinës.

Trajneri i njohur kosovar është shkarkuar nga pozita e tij pas rezultateve të zbehta me “Bardhekaltrit” në këtë sezon.

Humbja nga Malisheva ishte fatale për ish-trajnerin e Ballkanit, shkruan “Gazeta Express”.

Prishtina rrezikon të mbetet pa pjesëmarrje në garat evropiane dhe kjo ka qenë e patolerueshme për kryesinë e klubit, e cila e mori vendimin në mbledhjen e mbajtur sot, ndërsa e falënderoi Munishin për bashkëpunimin e deritashëm.

Prishtina aktualisht i ka 32 pikë në vendin e katërt me 8 fitore, 8 barazime e 9 humbje.

Kryeqytetasit janë 7 pikë larg vendit të tretë, i cili çon në Evropë. /Gazeta Express/