string(69) "aksident-ne-aksin-korce-pogradec-makina-perplas-per-vdekje-kembesorin"

Shqiperi

Gazeta Express

10/03/2023 19:26

Aksident në aksin Korçë-Pogradec, makina përplas për vdekje këmbësorin

Shqiperi

Gazeta Express

10/03/2023 19:26

Një aksident është shënuar mbrëmjen e së premtes në aksin Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Lumalas.

Një mjet ka përplasur për vdekje një qytetar që po lëvizte në këmbë në anë të rrugës. Ngjarja e rëndë ndodhi në vendin e quajtur Lumalas, ku drejtuesi i automjetit u largua nga vendi i ngjarjes pas aksidentit.

Dyshohet që viktima ishte endacak. Pas përplasjes nga mjeti që shkaktoi aksidentin, kanë qenë edhe mjete të tjera, qe për shkak të erresires, i kanë kaluar atij sipër.

Policia po heton rrethanat e aksidentit./Gazeta Express