Një tjetër aksident më pasojë vdekjen është regjistruar në vendin tonë, pak minuta më parë
Behet me dije se një automjet tip “Golf” me targa AA 045 SJ, ka rënë në kanal në rrugën e varrezave në Kavajë.
Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një vajzë rreth 30-vjeç.
Kavajë/Informacion paraprak
Më datë 10.03.2023, në vendin e quajtur Përroi i Rikaj, Kavajë, shtetasja R. C., 30 vjeçe, duke drejtuar automjetin e saj, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit 30-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/Gazeta Express