string(73) "fotot-keto-jane-dy-vajzat-qe-humben-jeten-ne-aksidentin-tragjik-ne-tirane"

Shqiperi

Gazeta Express

10/03/2023 12:12

FOTOT/ Këto janë dy vajzat që humbën jetën në aksidentin tragjik në Tiranë

Shqiperi

Gazeta Express

10/03/2023 12:12

Erisilda Abedini, 22 vjeçe dhe Sikela Përroj, 23 vjeçe janë dy vajzat që humbën jetën pasditen e djeSHme në aksidentin tragjik te mbikalimi i TEG-ut në Tiranë.

Erisilda Abedini

Dy të rejat ishin banuese në Tiranë. Sikela Përroi ishte nga Shalësi i Cerrikut, por jetonte prej kohësh në Tiranë.

Ajo ishte diplomuar për Gazetari, ndërsa prindërit e saj jetojnë jashtë shtetit.

Sikela Përroj

Akisdenti tragjik që i mori jetën tre të rinjve te mbikalimi i TEG-ut në Tiranë mbrëmjen e djeshme ka tronditur mbarë vendin.

Makina tip Audi që drejtonte 20-vjeçari, Klevis Ruçaj, i cili ndërrroi jetë në spitalin e Traumës ra nga mbikalimit i TEG-ut mbi kofanon e një tjetër makine.

Sipas hetimeve paraprake dyshihet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia përtej normave të lejuara, pasui rezulton se Audi po lëvizte me 260km/h.

Gjithashtu nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 5 persona, 3 nga makina Audi dhe dy që ndodheshin te makina poshte mbikalimit