Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të enjteje ku një makinë me shpejtësi të madhe ka rënë nga mbikalimi pranë TEG dhe i ka rënë një makinë tjetër në rrugë. Nga sa mësohet ka 2 viktima dhe 3 të plagosur.
2 persona kanë humbur jetën dhe 3 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti tragjik të regjistruar mesditën e kësaj të enjteje në Tiranë, në mbikalimin e TEG.
Mësohet se një makinë ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi, ka humbur kontrollin dhe ka “fluturuar” nga mbikalimi, ka “kapërcyer” korsitë dhe ka rënë mbi kofanon e një automjeti tjetër në autostradë, siç mund ta shikoni në foton e mëposhtme.
Skema si ka ndodhur aksidenti
Në aksident janë përfshirë automjeti tip “Audi” dhe automjeti tip “Honda”. Referuar mekanizmit dhe të dhënave paraprake dyshohet se automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin Klevis Ruçaj vjeç 24, ka qenë duke udhëtuar në Unazën Lindore me drejtim lëvizje nga Farka për tek rrethrrotullimi pranë TEG dhe pasi ka humbur kontrollin, duke thyer barrierat rrethuese të mbikalimit, ka përfunduar në autostradën Tiranë-Elbasan, duke aksidentuar automjetin tjetër tip “Honda”, me drejtues 60-vjeçarin Qemal Kurti.
Si pasojë e aksidentit rrugor kanë humbur jetën dy vajza të pa identifikuara akoma, të cilat ishin pasagjere në automjetin “Audi”, si dhe ka mbetur i dëmtuar rëndë drejtuesi i këtij automjeti Ruçaj. Ndërkohë, personat që po udhëtonin në mjetin tjetër ‘Hyndai’, Alda Kurti., 51 vjeç, O. K, 24 dhe Qemal Kurti, rreth 60 vjeç, janë jashtë rrezikut për jetën.
/Gazeta Express
Sunny Hill Festival po afron dhe banka ProCredit, si sponsor gjeneral i festivalit, të sjell më afër skenës magjike...