NøMad, është projekt i ri muzikor nga muzikanti zviceran Christophe Meyer.
Projekti NøMad u regjistrua në bashkëpunim me disa muzikantë, duke përfshirë edhe Clive Deamer, bateristin e Portishead dhe Radiohead.
Në vitet ’90, me emrin Føu (Mad), Christophe Meyer nënshkroi me shtëpinë prestigjioze diskografike EMI. Prej 7 vitesh ai mban koncerte roku nëpër Evropën dhe Amerikën e Jugut. Ai është muzikanti i parë i huaj që luajti në Jugosllavi gjatë luftës.
Me datën 23 mars, Kristof do të performojë në Kinemanë Jusuf Gërvalla gjatë javës frankofone.
/Express/