Serbët lokalë protestojnë në veri, pretendojnë se Policia i "keqtrajtoi fizikisht" dy të rinj - Gazeta Express
string(90) "serbet-lokale-protestojne-ne-veri-pretendojne-se-policia-i-keqtrajtoi-fizikisht-dy-te-rinj"

Serbët lokalë protestojnë në veri, pretendojnë se Policia i “keqtrajtoi fizikisht” dy të rinj

Lajme

Gazeta Express

09/03/2023 15:03

Një grup i vogël banorësh serbësh lokalë të Joshanicës në afërsi të Leposaviqit janë mbledhur sot dhe kanë protestuar mbi pretendimin se pjesëtarë të policisë së Kosovës i kanë “keqtrajtuar fizikisht” dy të rinj të këtij fshati.

Kërkesa e tre ka qenë që forcat speciale të Policisë së Kosovë t’i reduktojnë lëvizjet në atë pjesë meqë thonë se “nuk ndjehen të sigurt”.

Lexo Edhe:

Lidhur me këto pretendime të serbëve lokalë sot Policia e Kosovës ka dalë me një sqarim përmes të cilit kanë konfirmuar se për diçka të tillë s’ka rezultuar asnjë rast i raportuar në institucionet kompetente.

“Bazuar në informacionet dhe verifikimet zyrtare me të gjitha njësitet policore në terren, përfshirë ato kufitare, është vërtetuar se një rast i tillë nuk është raportuar në Polici të Kosovës, informacion ky i cili iu është kumtuar mediave të interesuara kryesisht serbe”, thuhet në sqarim./Express/