Ndërpritet sërish derbi Partizani – Tirana - Gazeta Express
string(40) "nderpritet-serish-derbi-partizani-tirana"

Sport

Gazeta Express

06/03/2023 20:35

Ndërpritet sërish derbi Partizani – Tirana

Sport

Gazeta Express

06/03/2023 20:35

Është ndërprerë derbi i madh shqiptar, mes Partizanit dhe Tiranës, i vlefshëm për javën e 24-t në Kategorinë Superiore.

Po zhvillohej minuta e 49-të, kur Tirana gjeti golin e barazimit, por që u anulua për shkak të pozitës jashtë loje, shkruan Gazeta Express.

Dhe, në këtë moment tifozët “bardhekaltër” filluan të hidhnin fishekzjarrë në fushën e lojës, teksa gjithçka pastaj u mbulua nga tymi.

Gjyqtari vendosi për ndërprerjen e ndeshjes.

Ndeshja rifilloi pas më shumë se 15 minutash pauzë.

Ndryshe, Partizani është duke udhëhequr me rezultatin 1:0. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement