Derbi Partizani – Tirana nisi me skena të turpshme, tifozët sulmuan portierët - Gazeta Express
string(74) "derbi-partizani-tirana-nisi-me-skena-te-turpshme-tifozet-sulmuan-portieret"

Sport

Gazeta Express

06/03/2023 19:53

Derbi Partizani – Tirana nisi me skena të turpshme, tifozët sulmuan portierët

Sport

Gazeta Express

06/03/2023 19:53

Derbi i madh në Shqipëri, mes dy skuadrave nga kryeqyteti, Partizanit dhe Tiranës, nisi me skena të frikshme dhe të turpshme.

Këto skena u shkaktuan nga tifozët e të dy skuadrave, që sulmuan portierët me hedhje të gjësendeve në fushë, shkruan Gazeta Express.

Portieri i Partizanit, Bekim Rexhepi, dhe ai i Tiranës, Visar Bekaj, mbeten të shtrirë, teksa ndeshja u ndërprit për disa minuta.

Pas kësaj u nevojit ndihma e stafeve mjekësore për portierët, derisa edhe fusha në stadiumin “Air Albania” u pastrua nga gjësendet e hedhura.

Ndryshe, pjesa e parë e këtij derbi u mbyll me epërsinë 1:0 të Partizanit.

Ishte Christian Mba që shënoi në minutën e 20-të. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement