Një tjetër aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku një urban është përplasur me dy makina.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur tek vendi i njohur si “Ish-Ekspozita” ku urbani i linjës së “Kristalit” është përplasur me dy makina.
Deri më tani nuk raportohet për të lënduar.
Kujtojmë se pak ditë më parë një aksident i frikshëm ndodhi në afërsi të “Shallvareve”, ku një urban i linjës së “Unazës” u përfshi në aksident me 9 disa makina, duke lënë të plagosur 9 qytetarë./Gazeta Express