Ervis Martinaj në Gjykatën e Lartë për vrasjen në ish-bllok, merret vendimi - Gazeta Express
string(74) "ervis-martinaj-ne-gjykaten-e-larte-per-vrasjen-ne-ish-bllok-merret-vendimi"

Shqiperi

Gazeta Express

02/03/2023 15:01

Ervis Martinaj në Gjykatën e Lartë për vrasjen në ish-bllok, merret vendimi

Shqiperi

Gazeta Express

02/03/2023 15:01

Gjykata e Lartë ka marrë në shqyrtim kërkesën e mbretit të lojërave të fatit Ervis Martinaj për ndryshimin e masës së sigurisë në lidhje me ngjarjen e 4 tetorit 2018 në një lokal në ish Bllok, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha, ndërsa Ervis Martinaj dhe shoku i tij Eljon Hate u plagosën. Ndonëse Martinaj rezulton i zhdukur prej më shumë se 6 muajsh, Gjykata ka shqyrtuar dhe më pas refuzuar kërkesën e tij për ndryshimin e masës së sigurisë ‘arrest në burg 30 ditë’ që i është dhënë më herët.

Teksa të gjithë janë në kërkim të tij, të gjallë apo të vdekur, emri i Martinajt lakohet shpesh, por megjithatë ende nuk ka asnjë të dhënë nga autoritetet mbi të shumëkërkuarin. Ervis Martinaj rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit të 2022. Zhdukja pa lënë gjurmë e Martinajt ka ardhur pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani në kuadër të operacioni Plumbi i Artë, kohë kur Martinaj u shpall në kërkim nga SPAK. Dumani ka thënë se Martinaj ka qenë i gatshëm të paguante 500 mijë euro për vrasjen e Endrit Dokles.

/Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement