string(112) "policia-kerkon-ndihme-per-te-zbuluar-vendndodhjen-e-nje-te-dyshuari-per-grabitje-te-armatosura-ia-publikon-foton"

Lajme

Gazeta Express

01/03/2023 13:35

Policia kërkon ndihmë për të zbuluar vendndodhjen e një të dyshuari për grabitje të armatosura, ia publikon foton

Lajme

Gazeta Express

01/03/2023 13:35

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të zbuluar vendndodhjen e një personi që gjendet në kërkim policir dhe dyshohet për disa grabitje të armatosura në rajonin e Ferizajt, raporton Express.

Personi i dyshuar është Veton Esati, i moshës rreth 30-vjeçare, me vendbanim në fshatin Bibaj.

Policia kërkon nga qytetarët që, kushdo që ka ndonjë informacion rreth këtij personi për vendodhjen e tij, të lajmërojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdetarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406