Tetë makina të aksidentuara në “zemër” të Tiranës, shkak shpejtësia e autobusit! Gjashtë të plagosur - Gazeta Express
string(96) "tete-makina-te-aksidentuara-ne-zemer-te-tiranes-shkak-shpejtesia-e-autobusit-gjashte-te-plagosur"

Shqiperi

Gazeta Express

27/02/2023 12:43

Tetë makina të aksidentuara në “zemër” të Tiranës, shkak shpejtësia e autobusit! Gjashtë të plagosur

Shqiperi

Gazeta Express

27/02/2023 12:43

Tetë makina janë përplasur me njëra tjetrën dhe me autobusin e “Unazës” paraditen e sotme në zemër të Tiranës.

Të plagosur mësohet se kanë mbetur 3 shoferë, njëri prej të cilëve është drejtuesi i autobusit. Në total numri i të lënduarve raportohet të jetë gjashtë.

Ngjarja ndodhi mesditën e sotme tek zona e njohur si “Ura e Tajvanit”. Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ambulanca ndërsa shumë qytetarë janë mbledhur aty pranë. Nga pamjet duket qartë se automjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme. Aksidenti dyshohet të jetë shkaktuar nga shpejtësia e autobusit. /Gazeta Express