Një aksident i rëndë është regjistruar sot në Tiranë. Një autobus i linjës së Unazës, në zonën e njohur si “Ura e Tajvanit” është përplasur me disa mjete, njëri prej tyre ka devijuar duke përfunduar në stacion.
Raportohet se nga aksidenti ka disa persona të plagosur. Të paktën 4 makina janë përfshirë në aksident, së bashku me autobusin e Unazës.
Sipas policisë 3 qytetarë raportohet që të kenë pësuar lëndime, të cilët janë transportuar në spital.
/Gazeta Express
Qumështorja Vita vjen me kampanjën e saj më të re, “Rritna tu pi Vita”, një vazhdimësi e natyrshme dhe...