Kryeministri Albin Kurti është pyetur në seancën e sotme të Kuvendit për temat që pritet t’i diskutojë të hënën në takimin me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel, raporton Gazeta Express.
“Unë e kam pranuar parimin të cilin e kanë kërkuar ndërmjetësit europianë, e ajo është transparenca e procesit, konfidencialiteti i bisedimeve”, tha Kurti në fillim të përgjigjes.
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, e cila e pyeti për këtë dhe se pse nuk e ka paraqitur në Kuvend propozimin europian, mbeti e pakënaqur me përgjigjen.
Por Kurti tha se përmbajtjen e propozimit europian e ka ndarë me kryetarët e partive politike dhe se beson se “asgjë nuk ka ngelur e panjohur nga ai propozim”.
“Rrjedhimisht, përmbajtjen tekstuale e kam ndarë me kryetarët e partive opozitare, por jo edhe në Kuvendin e Republikës, ndonëse besoj që pas shumë muajve pothuajse asgjë nuk ka ngelur e panjohur nga ai propozim që paraqet bazën e mirë për diskutime të mëtutjeshme që fillojnë të hënën që vjen”, tha kryeministri.
Reisebüro Prishtina ka kënaqësinë të njoftojë se, duke filluar nga 12 qershori, do të ofrojë fluturime direkte dy herë...