Korrupsion në doganën e Morinës, GJKKO shpall fajtor 25 nga 32 efektivët e arrestuar - Gazeta Express
string(83) "korrupsion-ne-doganen-e-morines-gjkko-shpall-fajtor-25-nga-32-efektivet-e-arrestuar"

Shqiperi

Gazeta Express

21/02/2023 18:56

Korrupsion në doganën e Morinës, GJKKO shpall fajtor 25 nga 32 efektivët e arrestuar

Shqiperi

Gazeta Express

21/02/2023 18:56

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dhënë sot vendimin në lidhje me zyrtarët, shumica prej të cilëve kanë ushtruar funksione të ndryshme në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit Kukës, të cilët akuzoheshin se merrnin ryshfet personave të ndryshme që hynin në territorin e Kosovës.

Gjykata ka liruar sot me “shërbim prove” apo me deklarimin fajtor 27 prej të pandehurve, ndërsa ka lënë në burg vetëm 4 prej tyre, Xhaferr Elezi, Fatri Iseberi, Halim Shehu dhe Sazan Ibra.

U shpallën të pafajshëm: Reni Dokolli; Shpëtim Cenaj; Sulë Onuzaj; Emilton Asllanaj; Artan Redhaj; Avni Tërshalla; Klevis Salkurti;

Vendimi i GJKKO:

  1. Lahert Sulo fajtor, 2 vite e 8 muaj shërbim prove dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.
  2. Ani Hoxholli fajtor, 2 vite e 8 muaj shërbim prove dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.
  3. Emilton Asllanaj, i pafajshëm, heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.
  4. Halim Shehu, fajtor, 1 vit e 8 muaj burg dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.
  5. Arben Kastrati, fajtor, 32 muaj shërbim prove, dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.
  6. Arjan Sokoli, fajtor, 32 muaj shërbim prove, dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.
  7. Dashnor Braha, fajtor, 32 muaj shërbim prove, dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.
  8. Elidjana Toçila, fajtore, 32 muaj shërbim prove, dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.
  9. Endrit Uka, fajtor, 32 muaj shërbim prove, dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.
  10. Fatri Iseberi, fajtor, 1 vit e 8 muaj burg, heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.
  11. Fatri Braha, fajtor, 32 muaj shërbim prove, dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.
  12. Artan Redhaj, i pafajshëm
  13. Gëzim Duraku, fajtor, 32 muaj shërbim prove, dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.
  14. Haqif Halilaj, fajtor, 32 muaj shërbim prove, dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.
  15. Kapllan Dogjani, fajtor, 32 muaj shërbim prove, dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.
  16. Mimoza Shahinaj, fajtore, 32 muaj shërbim prove, dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.
  17. Muhamet Cengu, fajtor, 32 muaj shërbim prove, dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.
  18. Rezarta Lako, fajtore, 32 muaj shërbim prove, dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.
  19. Urim lami, fajtor, 32 muaj shërbim prove, dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.
  20. Vehbi Nerguti, fajtor, 32 muaj shërbim prove, dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.
  21. Vijsava Selmani, fajtore, 32 muaj shërbim prove, dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.
  22. Xhuljana Maksutaj, fajtor, 32 muaj shërbim prove, dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.
  23. Bedri Duraku, fajtor, 32 muaj shërbim prove, dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.
  24. Avni Tërshana, i pafajshëm
  25. Arben Goçi, fajtor, 32 muaj shërbim prove, dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite
  26. Reni Dakolli, i pafajshëm
  27. Shpëtim Cenaj, i pafajshëm
  28. Sulë Onuzi, i pafajshëm
  29. Atli Jashari, fajtor, heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.
  30. Klevis Salkurti, i pafajshëm
  31. Xhaferr Elezi, fajtor, 8 muaj burg dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.
  32. Sazan Ibra, fajtor, 8 muaj burg dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.

Operacioni për arrestimin e punonjësve të policisë së kufirit u finalizua prillin e kaluar, pasi SPAK pretendoi se ekzistojnë të dokumentuara 312 raste të veprimeve korruptive të tyre. Ata favorizonin persona të ndryshëm për futjen e mallrave kontrabandë, persona që trafikonin automjete, sende të tjera të kundërligjshme, si dhe ndihmonin për të kaluar kufirin persona të ndryshëm me problematika ligjore për hyrjen dhe daljen e tyre ne vendet e Bashkimit Europian.

Nga hetimi ka rezultuar se policët i merrnin qytetarëve minimalisht nga 10 euro-100 euro, për vepra të ndryshme penale, si kontrabanda, sende të tjera të kundraligjshme etj, të cilat i ndanin më pas me njëri tjetrin në fund të turnit. Ndërsa fitimet ndërmjet tyre arrinin deri në 8000 euro në ditë.

/Gazeta Express