Tjetër dasmë në shtëpinë e BBV, “martohet” Nita me Bledin - Gazeta Express
string(54) "tjeter-dasme-ne-shtepine-e-bbv-martohet-nita-me-bledin"

Shqiperi

Gazeta Express

17/02/2023 22:12

Tjetër dasmë në shtëpinë e BBV, “martohet” Nita me Bledin

Shqiperi

Gazeta Express

17/02/2023 22:12

Sot banorët e shtëpisë së Big Brother Vip Albania po martojnë çiftin Nita-Bledi.

Në shtëpi po mbahet një dasmë sipas traditave të Kosovës, me rastin e 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Banorët gjithashtu gjatë ceremonisë së dasmës, u veshën me veshje tradicionale.

Në dasmë nuk mungoi as puthja e çiftit. Nita dhe Bledi shkëmbyen puthjen e tyre të parë. Dyshja u shpallën burrë e grua nga Luizi, i cili sipas lojës që vëllai i madh i vuri banorëve, kishte rolin e nënpunësit të bashkisë në dasmën e Nitës dhe Bledit.

Ashtu sikur se në dasmën e Luizit dhe Kiarës mungoi Dea dhe Amos, në dasmën e Nitës dhe Bledit mungoi Ermiona, e cila refuzoi të merrte pjesë.