1 milion dollarë ndihma, Shqipëria bëhet lajm në mediat turke - Gazeta Express
string(60) "1-milion-dollare-ndihma-shqiperia-behet-lajm-ne-mediat-turke"

Lajme

Gazeta Express

16/02/2023 10:05

1 milion dollarë ndihma, Shqipëria bëhet lajm në mediat turke

Lajme

Gazeta Express

16/02/2023 10:05

Vendimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për t’i dhënë Turqisë 1 milion dollarë ndihmë pas tërmeteve shkatërruese, është raportuar si lajm në disa medie në Turqi.

Agjencia shtetërore e lajmeve, “Anadolu Agency”, raportoi për vendimin e Ramës për ta dhuruar shumën e konsiderueshme të të hollave në fushatën “Turqia, Një Zemër”, e cila u organizuar për grumbullimin e fondeve për njerëzit që kanë pësuar nga tërmetet e javës së kaluar.

“Ne jemi një vend i vogël, por me zemër të madhe. Kurrë nuk do të harrojmë se çfarë bënë Turqia dhe presidenti Erdogan për ne më 2019, kur tërmeti e goditi Shqipërinë. Ne jemi të gatshëm për ta bërë më të mirën tonë për ta përkrahur popullin turk. Jam i sigurt se, duke iu falënderuar përpjekjeve të Turqisë, gjithçka do të arrihet”- tha Rama përmes telefonit.

Lajmi për dhurimin e një milion dollarëve nga Shqipëria për Turqinë u raportua edhe nga faqja turke e lajmeve në gjuhën angleze, “TRT World”.