Gazetar: Unitet Berisha
Angazhimin për t’i trajtuar çështjet e kulturës e sportit në vend i përsërit në vazhdimësi. Por, sa shpenzoi ministri Hajrulla Çeku nga buxheti i shtetit për aktivitetet e tij?
Në fund të muajit janar, i pari i MKRS-së kishte udhëtuar për në Zvicër.
Atje do të zhvillonte një takim me Gianni Infantino i FIFA-s.
Për këtë dhe udhëtime të tjera, Çeku ka shpenzuar mbi 4 mijë e 500 euro për bileta.
Ai pasohet nga këshilltarja Zana Fetiu e cila shpenzoi gjithsejtë 3 mijë e 100 euro për të udhëtuar.
Në tërësi, kjo ministri ka shpenzuar mbi 15 mijë euro për bileta.
E për t’i kontribuar artit e kulturës në vend është e angazhuar edhe këshilltarja Rozafa Imami.
Për t’i kryer angazhimet e saj, Imami pranoi edhe mëditje që kapin shifrën prej 700 eurosh.
300 euro më shumë për mëditje pranoi Klodeta Krasniqi e cila mban pozitën e njëjtë.
Për dreka më së shumti shpenzoi ministri Hajrulla Çeku me rreth 3 mijë e 300 euro.
Ai pasohet nga këshilltari Onur Canhasi.
I gjithë kabineti për dreka e darka shpenzoi mbi 12 mijë euro. Dy mijë euro më pak se kaq u shpenzuan për akomodime.
Në total mëditjet kapen vlerën e 6 mijë eurosh. Për të zhvilluar telefonata, Çeku shpenzoi rreth 600 euro.
Të gjitha këto shpenzime së bashku të Çekut kapin shifrën prej 13 mijë eurosh.
Ndërkaq kabineti i tij në tërësi 36 mijë euro.