Duhani, vesi që kosovarët nuk e lënë as në hapësira të mbyllura - Gazeta Express
string(62) "duhani-vesi-qe-kosovaret-nuk-e-lene-as-ne-hapesira-te-mbyllura"

Gazeta Express

09/02/2023 23:08

Duhani, vesi që kosovarët nuk e lënë as në hapësira të mbyllura

Gazeta Express

09/02/2023 23:08

Gazetare: Blerta Zuka

Cigaret nuk mungojnë në duart e tyre as kur janë duke ecur. E mbetjet e tyre vërehen shpesh nëpër rrugët e Prishtinës.

Rreth tre mijë tonë duhan, në vlerë të mbi 300 milionë euro, është sasia që shpenzojnë qytetarët e Kosovës brenda një viti.

Konsumimin e madh të cigares e pohojnë edhe vetë qytetarët, shumica prej tyre vetë duhanpirës.

Krahas kësaj, apelet për ta ndërprerë këtë ves nuk munguan në datën e shpallur si “Dita e Lënies së Cigares”.

Por, cilat janë dëmet shëndetësore që shkaktohen nga konsumimi i duhanit tregon mjeku specialst, Valdet Hashani.

Me qëllim të përmirësimit të ambientit për qytetarët, kuvendi i Kosovës, kishte miratuar një ligj që ndalon përdorimin e cigares në ambientet e brendshme të lokaleve.

Mirëpo, sa po zbatohet ky ligj nga gastronomët e Kosovës?

E se sa dënime janë shqiptuar në lidhje me këtë moszbatim të ligjit vetëm në komunën e Prishtinës, tregon drejtori i inspekcionit aty, Florian Dushi.

OBSH ka paralajmëruar se më shumë se shtatë milionë njerëz në gjithë botën, vdesin çdo vit nga sëmundjet që shkaktohen nga pirja e duhanit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement