Shumë përdorues kanë pasur probleme me Instagramin gjatë ditës së sotme.
Sipas Downdetector, shumë përdorues kanë pasur një ndërprerje. Rreth 75 për qind e këtyre problemeve janë me vetë aplikacionin.
Një numër më i vogël kanë raportuar probleme me identifikimin dhe faqen e internetit.
Probleme ka pasur edhe me postimet që nuk shfaqen në Feed-in e përdoruesve si edhe me story-t.
Kaq mjaftoi që përdoruesit të hynin në Twitter për të shprehur shqetësimin e tyre.
Sakaq, është e paqartë se çfarë e shkaktoi ndërprerjen.
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...