Video rrënqethëse, fjalët e vogëlushes nga rrënojat: ‘Duart e mia janë të bardha kam shumë ftohtë’
Lajme
Gazeta Express
09/02/2023 14:24
Në një video të publikuar, shihen momente të dhimbshme nga pasojat që kanë lënë tërmetet në Turqi dhe Siri. Nën rrënoja është një vajzë 5 vjeçare e cila kërkon ndihmën e babait të saj.
Teksa nuk po arrinin ta nxirrnin dot nga rrënojat, ajo iu drejtua babait të saj duke i thënë se kishte shumë ftohtë.
“Duart e mia janë të bardha, kam shumë ftohtë babi”.
Në qytet, ku temperatura ka rënë në minus 4 gradë, ekipet kanë punuar fort për të shpëtuar vogëlushen.
Mësohet se Yağmur, mbijetoi dhe është nxjerrë nga rrënojat. Ajo është në gjendje të mirë shëndetësore.