Haradinaj: S’duhet fajësuar Kurtin për Asociacionin, ai e ka trashëguar
Lajme
Gazeta Express
09/02/2023 14:06
Ish-kryeministri dhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk duhet fajësuar kryeministrin Albin Kurti për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Nga foltorja e Kuvendit, ai ka thënë se kjo çështje është
trashëguar nga qeveritë tjera.
“Nuk besoj që duhet me zënë në faj Kurtin për
asociacionin, nuk e ka bërë ky, ai e ka trashëguar. Nuk e shoh që duhet akuzuar
atë sepse e kemi trashëguar”, ka deklaruar Haradinaj.
“E dyta, çka po duam ne të tjerë, po duam njohjen e
ndërsjelle më Serbinë. Si e nxjerrim? Ju lutem të bëhemi të sinqertë”, ka thënë
Haradinaj.