Zbulohet formati i Superligës Evropiane, e cila mund ta zëvendësojë Ligën e Kampionëve - Gazeta Express
string(85) "zbulohet-formati-i-superliges-evropiane-e-cila-mund-ta-zevendesoje-ligen-e-kampioneve"

Zbulohet formati i Superligës Evropiane, e cila mund ta zëvendësojë Ligën e Kampionëve

Futboll

Gazeta Express

09/02/2023 13:56

“Rebelët” e udhëhequr nga Real Madridi, Barcelona e Juventusi i kanë kontaktuar më shumë se 50 klube, të cilëve ua kanë zbuluar 10 pikat e garës së re, të quajtur Superliga Evropiane, e cila synon ta zëvendësojë Ligën e Kampionëve

Ideatorët e Superligës Evropiane e kanë zbuluar sot formatin e kësaj lige, të cilën synojnë ta lansojnë për ta zëvendësuar Ligën e Kampionëve.

Lexo Edhe:

Një garë me disa divizione e projektuar në dy vjetët e fundit, e cila i përmban 60 deri në 80 ekipe me asnjë prej tyre me status permanent, me minimum 14 ndeshje për klub brenda një sezoni.

Me këtë rast, tri klubet “e rebeluara”, Real Madrid, Barcelona dhe Juventus po e vazhdojnë betejën e tyre me UEFA-n, shkruan “Gazeta Express”.

Ato e morën një krahë të fortë nga një gjykatë e Madridit, e cila e vlerësoi si të drejt iniciativën e tyre për krijimin e një lige të re private evropiane, ndërkohë që e paralajmëroi UEFA-n dhe FIFA-n që të mos kërcënojnë apo dënojnë ndonjë klub a lojtar që e nis këtë iniciativë.

Kërcënimet e UEFA-s kishin bërë që pjesa dërrmuese e klubeve të tërhiqeshin, ndërsa kishin rezistuar vetëm dy gjigantët spanjollë dhe ai italian.

Madje, edhe tifozët kishin dalë kundër duke protestuar në rrugë, sidomos në Angli, duke kërkuar nga klubet përkatëse të heqin dorë nga kjo ide.

Natyrisht, UEFA është kundër krijimit të kësaj lige, të cilën e ka konsideruar si një ide qesharake dhe të rrezikshme për klubet evropiane. /Gazeta Express/