Këshilltari i Kurtit bën thirrje për protestë kundër “Zajednicës” në Berlin
Lajme
Gazeta Express
09/02/2023 12:57
Elvis Hoxha, këshilltari kontrovers politik i kryeministrit Albin Kurti, iu ka bërë thirrje mërgatës shqiptare në Berlin të Gjermanisë që të dalin të protestojnë kundër “Zajednicës” përpara Bundestagut gjerman.
Duke mënjanuar fuqinë dhe mundësinë negociatore të pozitës së udhëheqësit të delegacionit kosovar, Hoxha ka bërë thirrje për “sa më shumë protesta” kundër “Zajednicës”.
“Sa më shumë protesta, sa më shumë protestues!”, ka mbishkruar ai mbi një poster të cilësisë së dobët që njofton për datën, orën dhe vendin ku pritet të mbahet protesta.