string(96) "kurti-i-pret-gazetaret-e-pensionuar-te-botes-sot-i-paraqet-si-gazetare-nga-zvicra-e-litenshtajni"

Lajme

Gazeta Express

08/02/2023 19:55

Kurti i pret gazetarët e pensionuar të Botës Sot, i paraqet si gazetarë nga Zvicra e Litenshtajni

Lajme

Gazeta Express

08/02/2023 19:55

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot gazetarë dhe përfaqësues të Asociacionit të Gazetarëve të Huaj në Zvicër dhe Litenshtajn (APES). Në njoftimin zyrtar të Zyrës së Kryeministrit, është bërë e ditur se Kurti u ka uruar mirëseardhje në Kosovë dhe i ka falënderuar për vizitën që po i bëjnë Kosovës me rastin e 15-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.

“I njoftoi për rezultatet e qeverisjes, politikat sociale, reformat e ndërmarra dhe progresin ekonomik e demokratik në dy vitet e fundit. Gjatë takimit, kryeministri Kurti po ashtu iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve mbi zhvillimet në vend dhe rajon, raportet me Serbinë dhe procesin e dialogut”, thuhet në njoftim.

Por fakti qëndron se disa prej tyre që u paraqitën në njoftim si zviceranë, janë ish-gazetarë të Botës Sot.

Siç shihet në këtë foto, duke nisur nga e majta është Nefail Maliqi, gruaja në mes është Elida Buqpapaj dhe pastaj Skënder Buqpapaj.