Ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli dhe ambasadori serb në Uashington, Marko Gjuriq kanë qenë të martën në një takim në rezidencën e BE-së në SHBA, raporton Gazeta Express.
Stavros Lambrinidis, ambasador i Bashkimit Europian në SHBA shkroi në Twitter se i ka pritur në takim Dugollin, Gjuriqin dhe ambasadorët e tjerë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në SHBA, ndërsa diskutimin me ta e cilësoi “tëshkëlqyer”.
“Kënaqësi t’i pres në Rezidencën e BE-së kolegët e mi ambasadorë të Ballkanit Perëndimor nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia për një diskutim të shkëlqyer me Drejtoren Menaxhuese për Europën, Angelina Eichhorst, në Shërbimin për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së të udhëhequr nga Josep Borrell, i cili është në vizitë të nivelit të lartë në DC”, shkroi Lambrinidis.
Pleased to host at the EU Residence?? my Western Balkan Ambassador colleagues from Albania, Kosovo, Montenegro, North Macedonia, and Serbia for an excellent discussion with @eu_eeas Managing Director for Europe @aneichhorst, who’s on high level visit to DC. pic.twitter.com/JupKofEnY5
— Ambassador Stavros Lambrinidis ?? (@EUAmbUS) February 7, 2023