Kush po lëshon alarme të rreme për bomba në Aeroportin e Prishtinës - Gazeta Express
string(67) "kush-po-leshon-alarme-te-rreme-per-bomba-ne-aeroportin-e-prishtines"

Lajme

Gazeta Express

07/02/2023 7:22

Kush po lëshon alarme të rreme për bomba në Aeroportin e Prishtinës

Lajme

Gazeta Express

07/02/2023 7:22

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se alarmi i dytë për bombë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, ka rezultuar të jetë i rremë. Krejt kjo ngjarje ka ndodhur dje.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se në hapësirat e aeroportit nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

“Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë. Rasti po trajtohet nga njësitet kompetente”, është shprehur Ahmeti.

Kujtojmë se mbreme, Policia e Kosovës, ka pranuar një tjetër informatë për alarm për bombë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

“Rreth orës 19:00 është pranuar një informatë tjetër, për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, ka thënë Ahmeti.

Ky ishte alarmi i dytë për bombë brenda pak ditësh në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.