Një banori në Big Brother Kosova VIP i vdes gjyshja, ai vendos ta vazhdojë garën - Gazeta Express
string(79) "nje-banori-ne-big-brother-kosova-vip-i-vdes-gjyshja-ai-vendos-ta-vazhdoje-garen"

TV/Film

Gazeta Express

07/02/2023 0:51

Një banori në Big Brother Kosova VIP i vdes gjyshja, ai vendos ta vazhdojë garën

TV/Film

Gazeta Express

07/02/2023 0:51

Bruno sonte e pati një natë jo shumë të lehtë, pasi atij iu kumtua lajmi se i ka vdekur gjyshja.

Ai shpërtheu në lot kur dëgjoi lajmin dhe u emocionua shumë kur hapi kutinë që i ndodhej përballë, në të cilën gjendej një kujtim nga gjyshja.

Gjatë spektaklit të sotëm Prime të Big Brother VIP Kosova, konkurrentit nga Shqipëria, Brunos i është kumtuar lajmi për ndarjen nga jeta të gjyshes së tij.

Lajmi përcolli emocione të veçanta tek Bruno, pasi që prej hyrjes së tij në këtë aventurë televizive, ai kishte folur rreth raportit të ngushtë me gjyshen e tij.

Por, jo vetëm Bruno u mërzit nga lajmi për vdekjen e të gjyshes, aspak mirë nuk e përjetuan edhe banorët e tjerë, të cilët të gjithë skenën e ndoqën nga salloni i shtëpisë së “Vëllait të Madh”.

Porsa, Bruno ka dalë për të shkuar tek banorët, ata janë ngritur të gjithë në këmbë për ta ngushëlluar një nga një.

Ndërkaq, pas këtij lajmi, Bruno ka dhënë një mesazh për audiencën, teksa ka thënë – “Duajini dhe përqafoni gjyshet sa t’i keni afër”.

Bruno sonte mori lajmin e kobshëm se i ka vdekur gjyshja.

Banorët e ngushëlluan Brunon për vdekjen e gjyshes. E Vedati si gjithnjë mundohet ta lehtësojë situatën, andaj i tha Brunos se në momentin se që e merr malli për gjyshen do ta luajë rolin e saj.

“Si të merr malli, kam me ta lujtë gjyshen”, u shpreh Vedati, i cili me këtë frazë e bëri Brunon të buzëqeshë.