Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq të enjten dhe të premtën u përball me pyetjet e deputetëve në Kuvendin e Serbisë ku u mbajt një seancë parlamentare lidhur me dialogun me Kosovën.
Vuçiq tha se është kundër pranimit të Kosovës në OKB dhe se “nuk do ta njoh Kosovën e pavarur dhe nuk do të bëj kurrë asgjë në favor të tyre”. Por presioni ndërkombëtar e nxit Serbinë të marrë rrugë të tjera.
Në një komunikatë për media lidhur me këtë seancë, Qeveria e Serbisë të enjten iu referua Kosovës ashtu siç duhet: Republika e Kosovës, raporton Gazeta Express.
Ndërsa komunikata fliste për planin disapikësh që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq e kishte prezantuar në parlament, te pika e dytë thuhet se Asociacioni duhet të jetë kornizë ligjore dhe fizike për të drejtat e serbëve në Republikën e Kosovës. Po, në Republikën e Kosovës.
“Pika 2: Këmbëngulja në formimin e Asociacionit, i cili duhet të jetë kornizë ligjore dhe fizike për të drejtat e popullit tonë dhe organizimin e tyre në Republikën e Kosovës, me mbështetjen e Serbisë, të cilën askush nuk duhet ta pengojë”, thuhet ndër tjerash në komunikatën e qeverisë serbe.
Ish-kryediplomati serb, Vuk Jeremiq e ka vërejtur këtë dhe e ka publikuar në Twitter një pjesë të komunikatës së Qeverisë së Serbisë.
“Ata janë ose tradhtarë ose injorantë. Ose të dyja”, shkroi Jeremiq.
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...