string(61) "gjashte-vjet-nga-rrenimi-i-murit-ilegal-ne-veri-te-mitrovices"

Lajme

Gazeta Express

05/02/2023 7:28

Gjashtë vjet nga rrënimi i murit ilegal në veri të Mitrovicës

Lajme

Gazeta Express

05/02/2023 7:28

Muri ilegal në veri të Mitrovicës, afër Urës së Ibrit është rrënuar përfundimisht më 5 shkurt 2017.

Dy ekskavatorëve iu kanë dashur vetëm një orë për ta rrënuar murin e ndërtuar në Mitrovicën e veriut.

Derisa është thënë se nuk do të ketë mure në atë pjesë, është paralajmëruar edhe hapja e urës që lidhë jugun dhe veriun.

E para që ka dalur për t’i vëzhguar punimet ka qenë shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalija Apostollova, e cila ka thënë se ai ka qenë moment i rëndësishëm për Mitrovicën dhe qytetarët e saj, derisa ka shtuar se “së shpejti do të formohet edhe Asociacioni i komunave serbe”.

Muri ndarës ka qëndruar në atë pjesë të qytetit për dy muaj radhazi./KosovaPress/