Përplasi një 63-vjeçar me biçikletë, nën hetim drejtuesi i mjetit në Divjakë
Shqiperi
Gazeta Express
04/02/2023 15:21
Policia e Divjakës po procedon në gjendje të lirë një 31 vjeçar pasi ditën e djeshme ka përplasur një 63-vjeçar i cili po drejtonte biçikletë .
Fatmirësisht 63-vjeçari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policë:
Divjakë/Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Xh., 31 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ditën e djeshme, në Zharrnec, duke drejtuar automjetin, ka përplasur biçikletën me drejtues shtetasin T. S., 63 vjeç, dhe për pasojë, 63-vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.