Më 7 shkurt në Teatrin Oda do të organizohet lexim skenik me Fatos Berishen me titull “Good Bless America”, më filim nga ora 20:00.
Për dramën:
‘God Bless America’ është një parabolë dramatike, që flet për katër shitës të Biblës që udhëtojnë derë më derë duke lëvizur nëpër ëndrrën kapitaliste, duke takuar njerëzit e margjinave të shoqërisë moderne bashkëkohore, të cilëve tentojnë t’u shesin Biblën përmes ‘ëndrrës Amerikane’.
‘God Bless America’ është një dramë mbi njeriun e vogël në xhunglën e mbijetesës në shoqërinë konsumeriste bashkëkohore.
Lexim skenik: “God Bless America” nga Fatos Berisha; me aktorët: Armend Smajli, Armond Morina, Afrim Muçaj, Shpëtim Selmani, Tristan Halilaj, Yllka Lota.
/Express/