Kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook ka bërë me dije se rruga lidhëse rajonale Mirditë – Peshkopi do të jetë gati në fund të vitit.
“Vijon puna në kantierin e “Rrugës së Lurës” rruga e shumëpritur lidhëse rajonale, 61 km Perlat (Mirditë)-Lurë Arrës (Peshkopi), e cila përmbyllet në fund të vitit, duke hapur një portë të munguar mbi një prej bukurive më të rralla turistike të veriut, e duke shërbyer njëkohësisht edhe për zhvillimin ekonomik të zonave përreth”, shkruan Rama teksa ka publikuar foto nga kantieri i punimeve. /Gazeta Express
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...